403 - Përralla
Babe, tregoma edhe nje here perrallen.
Ne nje kasolle t’vogel, dikur dhe diku larg,
Buze detit jetonte nje fis per mrekulli.
Ai burre per mburrje dhe nje baba trim,
Ajo grua shembull dhe nene si me e mir.
Quni nje diell qe u bente drite,
Shpat qe qante rruge, nje trim qe s’njihfe frike.
Por nje dite, papritur ashtu legjenda thote,
Egersira ra mbi breg, mori jete dhe la nje lote.
Nje djale ngeli pa nene, babane se kishte gjete,
Mori rruge vetmie, aspak se kishte lehte.
Flitej qe rritej, per te qene sa me i forte,
Per nje dite qe e priste vetem ai ne kete bote.
Nje burre ngeli pa gruan, per qunin humbi shprese,
E mbante gjalle deshira qe nje dite te kthehet n’breg.
Atehere kur egersira nga deti do te vije,
Dhe nje here te nxirte shpaten dhe te priste ne qetesi.
Hena e re e shiu te 30, ne breg takoj nje te ri dhe nje plak,
Te veshur ne mburrje, per trimeri,
Ne diten e dhuruar per t’a nga Perenditë.
Nga ana tjeter deti qe fshihte nje erresire,
Udhetonte drejt bregut, por jo pa pasur frike.
E dinte se kete radhe nuk do te jete si gjithmone,
Do jete nje dite e madhe, per kete do te flitet vone e vone.
Legjenda thote se edhe engjujt ishin deshmitare,
Te nje lufte t’madhe, te nje lufte te papare.
Ku hena dhe dielli se bashku ishin ne qiell.
Zjarri, uji dhe era ishin ne toke.
Ne fund te luftes ata e kuptuan,
Se ishin babe dhe bire, prandaj e fituan.
Qe nga ajo dite edhe Perenditë e thane,
Se nje baba e nje bir gjithmone do te fitojne.