Ace - Zemrën ty ta jap
(Mali G Feat. Ace)
Mali G:
Gabimet m’i fale sepse ta thyva zemrën
Erdhi koha të shpreh dashni për femër
Shpirti i Malit ty të du, e ti e din mirë
Jam për ty e je për mu, jena t’lidht zingjir
Pasha dritën e Hanës falemderit asaj nanës
Që m’bani për ty e ti për mu mrena rrethanës
Pasha qet Zot që sot unë të du fort
Një qiri në errësirë për mu je çdo mot
Kur të shoh në sy e shprehi atë dashni
M’vjen keq për vetën, poashtu edhe për ty
Nuk e di se qysh është puna
Se nuk e di me dhënë shpjegime
Hajde merre kur të dush, ta kam fal ty zemrën time
Kam mendime sa herë që une po boj hap
Ndoshta s’kam shumë gjana po dashnin po ta jap
Ta kam dhënë me zemër, ta kam dhënë me shpirt
Ta kam dhënë ty ça të duhet se pa ty nuk shoh po dritë
Ref. 2x
Kur dritën s’po e shoh, as vetën s’po e njoh
Mos ec ti rrugës teme, jo qaty ti mos kalo
Falma veç ni natë, jo s’po du ma shumë afat
Rreziko për mu çdo hap se zemrën ty ta jap
Ace:
Shumë herë unë gabova, do sene tjera msova
Nja e majta n’men e nja e harrova
Ku përfundova nuk e di, në ni humnerë
Fjala të dua me gjith zemër patë vlerë
Po rri e menoj, e di mirë se m’kujton
Gabimet i pranoj edhe pse m’keqkupton
Sikur ti unë kam zemër se Zoti ma fali
A jena nisoj, hajde ktu se m’ka marrë malli
Nëpër Kukës eci rrugës e rruga po m’fol
A qysh ja kalove, a mun erdhe, a je lodh
Edhe nëse iki, jo dashnia s’ka me ik
Një letër me njolla t’u përgjigj edhe pikë
Letrën që e mora e kapa me e gris
S’më len dashnia e vjetër, s’më len puthja e fëmijëris
Këtë zarf tash e mbyll e po pres një përgjigje
Dashnia ka zemër e rruga m’ka ligje
Ref. 2x
Kur dritën s’po e shoh, as vetën s’po e njoh
Mos ec ti rrugës teme, jo qaty ti mos kalo
Falma veç ni natë, jo s’po du ma shumë afat
Rreziko për mu çdo hap se zemrën ty ta jap
Zemrën ty ta jap, zemrën, zemrën ty ta jap
Zemrën ty ta jap, zemrën, zemrën ty ta jap
Zemrën ty ta jap, zemrën, zemrën ty ta jap
Zemrën ty ta jap, zemrën, zemrën ty ta jap