Antrax - Mos u largo


(Foli Feat. Antrax)

Ref.
Mos u largo oj zemër, qëndro ti me mua
Trego çka ndjen, përse këtë ti nuk ma thua
Unë e di që jam për ty e je për mua
Sa t’jam gjallë veç ty unë do të dua

Ti hangsha buzët për fillimin që i ki të omla
Kallxoj shoqeve që unë jom qaj që m’ki pa në andrra
Qaj që t’ka hup vetëdijen veç me një shikim
Qaj që ta mur zemrën e nuk pate mo kërka ti kthim
Qaj që t’majti për veti, qaj që n’to u dashurove
Qaj që kur me to u bone jetën ti e kuptove
Lulëzove përniher e gëzimi tu pa në sy
E kuptove që ti je për mu e unë jom për ty
Ne të dy sikur Eva me Adamin në këtë dhe
Mos ndrysho hiq ma tepër se po t’du qashtu qysh je
S’du premtime hiq me m’dhanë se e di që mu um don
E di që veç n’mu mbështetesh e tjetër ka sun shkon
A je hënë që m’jep dritë natën kur nuk shoh bash sen
A je dielli që um nxen kur o ftoft në këtë vend
A je qajo që m’ke lyp, a je qajo që kërkova
A je ti qajo femën që moti e dashurova

Ref. 2x
Mos u largo oj zemër, qëndro ti me mua
Trego çka ndjen, përse këtë ti nuk ma thua
Unë e di që jam për ty e je për mua
Sa t’jam gjallë veç ty unë do të dua

Ta fali jetën shpirti jem se zemrën moti ta kom dhanë
Um pëlqen qashtu qysh je e tjetër njeri s’vyn me kanë
Po kallxom a osht e gjanë dashnia apo kshtu po flitet
Ti e din që kaher unë gabova amo s’përsëritet
S’po shitet mo kjo fore t’du se o trip i vjetër
E mos e boft Zoti asniherë me t’pa me dikon tjetër
Qekjo letër që unë ta shkrujta, ruje msheft najkun
Qele natën e lexoje para se me ra në gjumë
Dy njerzë që dashurohen, dy engjujt e Zotit
Deri n’qiell se mu m’ki ngat e mos e qit pikën e lotit
Po lum Zot kjo jeta jem e fakti që jom bashkë me ty
Fati që ma ka sjell Zoti s’pari herë me t’pa në sy
Loqko s’boj me kërkon, e di që um ki xhan
Loqko mas teje smuna, mas teje jom hajvan
Ngo sa t’ekziston bota e sa t’ka Zot n’këtë planet
Unë të du dhe kurrë nuk t’lshoj se me ty kam me kanë përjetë loqko

Ref. 4x
Mos u largo oj zemër, qëndro ti me mua
Trego çka ndjen, përse këtë ti nuk ma thua
Unë e di që jam për ty e je për mua
Sa t’jam gjallë veç ty unë do të dua

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker