Bit Boys - Xhelozia
Jam pjesë e jotja, në trupin tim jeton ti
Ndeza zjarrin, dogja shpirtin për ta bashkuar me ty
Në shtrat të akullt ftoht më qëndron
Lotët sytë t’i lagin, shpirtin e lëndon
Ti vetëm në këtë vend xhelozje për mua
Ty të kam përjetë, ty vetëm të dua
Si meteor nga larg për ty zbrita nga qielli
T’i falja zemrën time vajzës që më deshi
Mblodha shpirtin e kristalt të ta falja vetëm ty
Aty gjeta ngrohtësi, zjarrin ndeza për të dy
Ref.
Afrohu pranë meje, mos më rri kaq larg
Më pushto me mall, më thuaj një fjalë
Preke zemrën që rreh për ty
Më shqit në sy plot me xhelozi
Në dritën e jetës time shpirtin më ndriço
Të shoh të vërtetën një herë të të kuptoj
Në trupin që më dridhet, ndjenjat mos m’i fshih
Se brenda zemrës të dua, xheloze jam për ty
Vuaj kur ty të kam, je pjesë e trupit tim
Nëse një dite ti do të ikësh, më parë mua më vrit
Botës lumturinë i mora të të jepja buzëqeshjen
S’e besoja të kesh menduar të më japësh mua heshtjen
Ref.
Afrohu pranë meje, mos më rri kaq larg
Më pushto me mall, më thuaj një fjalë
Preke zemrën që rreh për ty
Më shqit në sy plot me xhelozi
Në shtrat të akullt ftoht më qëndron
Lotët sytë t’i lagin, shpirtin e lëndon
Ti vetëm në këtë vend xhelozje për mua
Ty të kam përjetë, ty vetëm të dua
Si meteor nga larg për ty zbrita nga qielli
T’i falja zemrën time vajzës që më deshi
Mblodha shpirtin e kristalt të ta falja vetëm ty
Aty gjeta ngrohtësi, zjarrin ndeza për të dy
Për ty jetën time ndryshova
Edhe pse të dua kaq shumë, asnjëherë s’të besova
Tani që unë po flas ta them me lotë në sy
Ah kjo xhelozia ime na shkatërroi të dy, të dy
Ref. 2x
Afrohu pranë meje, mos më rri kaq larg
Më pushto me mall, më thuaj një fjalë
Preke zemrën që rreh për ty
Më shqit në sy plot me xhelozi
kenge shum e bukur e papame fare. asnji nuk ka shancet te jet ne krahasim me ju me kte keng boni ligjin.
shume kenge e bukur mua me pelqen shume.
kjo eshte kenga me e bukur qe kam degjuar ndonjehere ne jeten time.ju puc te gjitheve cao kiss kiss
shuuume e bukur bravo djema