Blazer - N’rrugë


(Noizy Ft. Blazer & Shadow)

Nuk jom i sigurt kur veç nigjova njonin tu thon OTR OTR
E tjetri doli nga makina e i lëshoj tre pluma dyve
S’kam ça me than veç kush na ka inatin rahmet past

OTR, hyn mbrenda pak si tap
Me kapuça ngrykë, gishtat nalt prra prra
Kush do mu shty, jena knej mirsevini
Le t’hyn mes, kush mendon se osht ma trimi
Jena t’part, simboli i OTR
Kurora mbi kry, si helmeta e ushtarit
Jena t’musht deri aty ku s’bon mo
Gishti kur m’kruhet boj dom pa bo za
Ni shkrepje, dy shkrepje ndrroj flakës
Sikur kaseta ngecje, koment që bëra tjerve t’part
M’burrem se jam OTR
Kush nuk e din le ta din se jena t’part
Na repin e Shqipnisë e kena ndorë veq na
E kta tjert më fal s’kan ça me ba

Ref. 2x
Nji qëllim për marrit n’stratosferë
Jam nalt n’atmosferë, s’mun m’prekin jam si erë
Na jena n’rrugë, ditë për ditë jena n’rrugë
Nuk ka sen që na tutë, e kta për ne jan shumë t’butë

OTR

Qon pesh gati mu desh
N’radh një nga një për me nejt afër nesh
M’vjen me kesh se ndrroj situata
OTR n’club tash pritet disfata
Deri n’fund je me mu qiko knej
Sillu knej se për ty nis betejë
Si ti nuk gjej e ti si unë nuk gjen
Për ty ja vlen po ta thom m’lem pa men
Rri nga kjo ana zonjushë, se ka Don Zhuana sa dush
Pin marihuana kur dush, e s’bon mu dush zonjushë
E qitja tymin sot, e mos e maj kanunin kot
Rri me këtë çunin sot, tjerët s’na ngulin dot
Shishat nalt sepse sonte jom i gzushëm
Natë të paharrushëm, kta djem të pa nalushëm
S’e di kush tha që si kta nuk ka
I ke ra pites qiko, se bash si na nuk ka

Ref. 2x
Nji qëllim për marrit n’stratosferë
Jam nalt n’atmosferë, s’mun m’prekin jam si erë
Na jena n’rrugë, ditë për ditë jena n’rrugë
Nuk ka sen që na tutë, e kta për ne jan shumë t’butë

Noizy:
Thu që s’jom normal nashta veç pse jom i pishëm

Kush em don, jena thjesht t’pa arritshëm
Mos lyp krahasim, je pa keqkuptim
Të njejt jena krejt, OTR s’ka dallim
Veç me shkëlqim vina, prap si përherë
Nuk ka reper që lyp sherr, ja bojm terr
Nervat flakë kur ma sheh fitoren n’sy
Po unë e di që ti e din që me ne s’bon mu shty
Kshtu që maje venin se me mu nuk del hesapi
Bir çka me ba që gjitha veprat m’dalin mirë
Nuk e kom vështirë, gjitha t’vërteta
N’rrugë çdo minut, gjitha senet mi msoj jeta
Ta qi seriozitetin, mu m’pëlqen me lujten lojna
Shokt tu t’kap përkrahi sepse kshtu ka lezet fitorja
E ndajm me ta kshtu që shishat përpjetë
Nuk mun i prek OTR jon të vërtetë

Ref. 2x
Nji qëllim për marrit n’stratosferë
Jam nalt n’atmosferë, s’mun m’prekin jam si erë
Na jena n’rrugë, ditë për ditë jena n’rrugë
Nuk ka sen që na tutë, e kta për ne jan shumë t’butë

Komentet

Një koment tek teksti i këngës: “N’rrugë”
  1. Amarildo says:

    Kenge shume e bukur

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker