Elita 5 - Harroje vetminë
Nëse sonte ndihesh vetëm
dhe ke frikë të shohësh ëndrra
shuaj dritën ndize zemrën
do t’më gjesh mua brenda.
Dhe lindi kënga e dashurisë,
që kurrë për ty sdo të ketë mbarim,
kjo këngë për jetë
mbetet kujtim…
Me ty asgjë nuk do t’ndrroj
le të ma falin botën mua,
çdo vajze tjetër që takoj,
më bën më tëpër të të dua!.