Elita 5 - Romeo dhe Xhulieta


Gënjen historia
Gjithmonë veç gënjen,
Romeon e Xhulietën
Heronj kur i nxjerr…
Romeo kur vdiq,
Xhulieta s’vrau veten,
por u nis gjithë qejf
që t’a gjejë një tjetër…

Koha është teatër,
njerëzit janë aktorë,
Zoti cakton rolet,
dreqi regjisorë…

Më në fund jam lodhur
Nga kjo botë e vjetër,
ku përveç gënjeshtrës,
asgjë nuk ka tjetër.

Vetëm errësira,
botën e sundon,
kush mendon ndryshe,
veten e mashtron!…

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker