Elvana Gjata - Të 2



(Dhe Tingulli 3nt)

Elvana :
Ref. 2x
Mos më mundo o baby
Mos më harro
Jam me ty, të dy
Nuk jam vetëm

Ghetto Gold:
Qekjo, qajo Elvana Gjata
Që t’pren si shpata me kamt e gata
E me fund të shkurt, po mi lidh durt
Jo jo zemër s’bon me u ngut
S’bon me u lutë, s’ban me u tutë
Unë ta ha zemrën se jam i smutë
Oë qysh po shkon me qet sen
Oë kush po knon n’refren
A thu a jam gati, a jam qaj Geti
A t’kom than zemër që kom me t’bo për veti
Nuk guxon as shteti se edhe ti m’don
Nuk prishet lezeti kur ti e përjeton
Po bon normal që po bon, po bon
Shumë mirë po shkon si vodka me limon
Si çdo sen tjetër, ma serioz se me seter
Zemër ti ski faj, unë jam ujk i vjetër

Elvana :
Ref. 2x
Mos më mundo o baby
Mos më harro
Jam me ty, të dy
Nuk jam vetëm

Ghetto Gold:
Ti e din kush të mundon
Ti e din kush t’n'gon
Ti e din kush t’don
Ti e din me kon e përjeton çdo knaqsi
Oë baby shumë je ok
Kur unë po knoj ti po kcen
Kur ti po knon unë po kcej
Hej me mu je knej, s’ki kurgjo anej
Qa t’mungon unë e gjej
Qa t’mungon unë e gjej
Qka s’shihet unë e vrej
Qka s’bon për ty e thej
Qka kushton për ty e blej
Ti je okej, ti ki me kon knej

Elvana :
Ref. 2x
Mos më mundo o baby
Mos më harro
Jam me ty, të dy
Nuk jam vetëm

Big Xig:
Gjithçka ndodh, gjithçka bohet njeri kur don
Gjithçka arrin, gjithçka m’rrin kur t’nimon ni Agon
N’mikrofon po knoj për shumë zemra t’mija
Këtu marrin pjesë edhe Kosova e Shqipnia
Kjo është thjesht dhuratë, kjo nuk është lavdatë
Ka pas për një natë edhe për afatgjatë
Gjithmonë i njejti, gjithmonë jom kan in
Jom asi njeri që kqyr ku pe shtin
E e din qysh duhet me ja bo hyzmetin
Nëse je me baben e ki n’dor edhe shtetin
Dikon e pret shpata, dikon e ther thika
Kur po knon Elvana po m’kujtohen shumë qika
Krejt i kam zemra, cila m’don ma shumë
Unë i rroki shumë zemra, veq me ni plumb
T’qes n’gjum, e du çdo here ma shumë
Edhe mos harroni se na jem ni grup

Elvana :
Ref. 2x
Mos më mundo o baby
Mos më harro
Jam me ty, të dy
Nuk jam vetëm

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.