Fitnete Tuda - Rrugë


U linda në udhëkryq
Në të majtë kam vendlindjen
Në të djathtë atdheun
Para dhe pas kam rrugë

U linda në udhëkryq
Në të majtë kam vendlindjen
Në të djathtë atdheun
Lart dashurinë dhe diellin

Ref. 2x
Rrugë, rrugë, rrugë
Rrugë që më ftojnë diku
Dhe më pyesin për ku, për ku

Vetja ime derdhet
Humbet si pikë loti
Të gjithë miqtë m’i morën
Rrugët e kësaj bote

Kujtimet m’i sjell era
Ditë të gjata, netë pafjetura
Mbeti kënga jonë e heshtur
Mbetën gjurmët tona në amshim

Vitet pas na lanë
Buzëqeshje të venitura
Atë që deshëm
Asnjëherë nuk e thamë

Ref. 3x
Rrugë, rrugë, rrugë
Rrugë që më ftojnë diku
Dhe më pyesin për ku, për ku

(2x)
E ndjej si ngroh ky diell
I kaltër është ky qiell
Dashuria ime jeton vetëm këtu

Komentet

Një koment tek teksti i këngës: “Rrugë”
  1. shabi says:

    Shkelqyeshëm…
    Interpretim i bukur dhe një tekst shumë domethënës….

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker