Flori - S’të fal
(Kthjellu Feat. Flori)
F:
Një letër kam në duar
Nuk dua unë ta lexoj
Një mesazh ti e ke shkruar
Kur jeta për ty mbaroi
K:
Kishe shpirt si unë
Kishe jetë si unë
I përjetshëm ishe dje
Që kur s’je me ne
Një dritë po na sheh
Atje lart ku shpirti fle
K & F:
Ref. 2x
Jo, jo s’të fal
Na mungon të gjithve ktë natë
Se ti je, ti je çdo ditë
Drita ime në errësirë
(Jo, jo s’të fal)
F:
Një foto është formuar
Kur ishim të vegjël ne
Në murin e familjes
Do jesh gjithmonë atje
K:
Nëna jote më thotë
Nuk jam vetëm në botë
Më bekon, më sheh si ti
Dhe unë gjithmonë do jem
Kujdes unë do ta kem
Djali i saj si ishe ti
K & F:
Ref. 2x
Jo, jo s’të fal
Na mungon të gjithve ktë natë
Se ti je, ti je çdo ditë
Drita ime në errësirë