Gjovani - Një natë dimri



Disa jetojnë në pallate
Disa vuajnë pa të drejtë
Ndryshojn fate
Askush nuk i ka krejt
Njerëz që në rrugë takoni
Veshur me kostum të shtrenjtë
Mos i lakmoni
Askush nuk i ka krejt

Ref.
Një natë dimri, natë acari
Pashë një fëmijë me duar shtrirë
Loti i këti lypsari
Ma ktheu mua fëmijërinë
Mos më quani zotëri
Kur e fal orën me ar
E kotë kjo pasuri
Pa dashurinë jemi lypsar

Disa e lakmuan mbretin
Me margaritar të shtrenjtë
Disa shëndetin
Askush nuk i ka krejt
Pasurinë e ëndërroni
Pasuria ikën shpejt
Mos i lakmoni
Askush nuk i ka krejt

Ref. 2x
Një natë dimri, natë acari
Pashë një fëmijë me duar shtrirë
Loti i këti lypsari
Ma ktheu mua fëmijërinë
Mos më quani zotëri
Kur e fal orën me ar
E kotë kjo pasuri
Pa dashurinë jemi lypsar

E kotë kjo pasuri
Pa dashurinë jemi lypsar

Komentet

Një koment tek teksti i këngës: “Një natë dimri”
  1. bleron says:

    kjo kenge ka shum dmth-nje per gjdo femije ne bote kjo kenge me ka len aq shume mbresa sa nuk mund ta paramendoj

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.