Irma Libohova - Hiqni maskat


Hiqni, njerëz, maskat
thirrja vjen nga lashtësitë
plot u mbushën sirtarët
kur filluan tragjeditë!

Hiqni, njerëz, maskat
ballo maskash natë e ditë
nuk u lodhët njerëz falso
jetë e zbrazur, bosh në shpirt

Hiqni, njerëz, maskat
fundi i shekullit afron
shkoni e gjeni ju vetveten
se më lodhët me maska

Hiqni, njerëz, maskat
Pse buzëqeshni hipokritë
Kur mendoni si të kafshoni
Pas krahëve çdo ditë

U lodha
dhe nga vetja trëmbem
maska, kudo maska
i theva dhe pasqyrat
maskën, a portretin tim shikoj
bëj t’a gjej e s’e gjej dot!

Hiqni, njerëz maskat
të pabesë edhe servilë
predikoni ju virtytin
mashtrues Uriah Hipë.

Hiqni, njerëz, maskat
ju që vrisni dhe fëmijët
mbani degën e ullirit
pas shpine, një thikë!

Hiqni, njerëz, maskat
fundi i shekullit afron
shkoni e gjeni ju vetvehten
se më lodhët me maska.

Hiqni, njerëz, maskat
Mos lakmoni perënditë
jemi Kulti i Njeriut
Prometeu lind çdo ditë!

Hiqni njerëz maskat, qe tju njoh

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker