Jonida Maliqi - Njëri nga ata
Kudo shkon trafik i dendur
Shenjat e rrezikut lart
Njerëz të këqinj zaptuan
Udhëkryqet ditë e natë
Vitet ju shtohen
Shokët ju zvogëlohen
Unë nuk dua, nuk dua
Nuk dua t’jem
Njëri nga ata
Pak e qetë e pak e krisur
Kënga ime ngroh ata
Që fjalën dashuri kërkuan
N’fjalor të fjalëve të huaja
Këngë dashurie
Nuk mbaj si miq shtëpie
Jo nuk dua, nuk dua
Nuk dua t’jem
Njëri nga ata
Ref.
Hej, me zemër thyer forcen kam
Me xhepa zbrasur e pasur jam
Një kënge kur vjen
Hej, unë nën jelek veq zemren kam
Ata që s’kanë mjerë nëna për ta
Nuk dua t’jem njëri nga ata
Kënga ime, arma ime
Paja ime e vetme je
Je si prekje perëndie
Je burg dhe fushë e luleve
Tri minuta t’bukur
Në shpirt thërras e humbur
Se nuk dua, nuk dua t’jem
Njëri nga ata
Ref.
Hej, me zemër thyer forcen kam
Me xhepa zbrasur e pasur jam
Një kënge kur vjen
Hej, unë nën jelek veq zemren kam
Ata që s’kanë mjerë nëna për ta
Nuk dua t’jem njëri nga ata
Njëri nga ata, njëri nga ata
yll fare