K-one - Gabimi jetës


(Feat. Mc.Roni)

Vetën tash nuk pe njof pse nuk jom si dje
Kërkon nuk pe njof, as kurkush nuk po m’njef
Tu tymos, tu u sill me shoqni natë për natë
A ke gabimi jem a nashta nuk pata fat
T’kalumen pe kujtoj, po m’sillen shumë menime
Për çdo sen që e kom bo sun po gjej arsyetime
Shumë veprime që i bana kurkun nuk dhashë llogari
Krejt m’thojshin ça je tu tu bo, unë i thojsha nuk e di
Hë agresiv une ja nisa mu dok
N’kriza, paranoja meta vet une pa shokë
E ni femën që e pata edhe ajo mu zhduk
Ajo m’folke për t’mirë, unë i thojsha ik hup
E di osht vonë, po msoj pi gabimit tem
Nuk osht mirë me ni vetën mos u bazo n’qeto men
Dita mu bojke natë e nata mu bojke ditë
Premtimet që i dhashë jo nuk mujta m’i arrit yeah

Ref. 2x
Jo nuk ja fali vetës
Gabimin tim të jetës
Vetmia më kaploi
Nuk di nga t’ja filloj

Te e para s’muj m’ja nis, jeta jem mori fund
Kurkush nuk ka faj, a faji osht te unë
Unë tash mbeta vet e kërkon s’e kam ngat
Vetmia um kaploi, jeta ma bani mat
Rri vetum tu menu unë shumë i qetë
Sillna, pshtillna kahmos nëpër rrugë unë tu fjet
U deshke me vjedh për me ba naj qare
Me kapuq tu u sill e n’dorë me ni cigare
E ksaj jetës tem osht ti ardh funi
Nuk e nij vetën mirë, s’pom zën mu as gjumi
Kur t’shoh me tjetër kon, syni um pikon
Nervozën ti ma shton, nuk e di ça je ka bon
E di që t’kom hup edhe ma kthim s’ka
E di që t’kom ba me vujt edhe zemrën ta kom vra
Po edhe unë jam lëndu n’rrugë kur t’kom pa
Kur um dole përpara me tjetrin krah për krah

Ref. 2x
Jo nuk ja fali vetës
Gabimin tim të jetës
Vetmia më kaploi
Nuk di nga t’ja filloj

Jo nuk ja fali vetës
Vetmia më kaploi
Gabimin tim të jetës
Nuk di nga t’ja filloj

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.