Ledina Çelo - Jemi të huaj
Në këtë qytet, kam kohë që s’jam parë,
e huaj jam, për këtë nuk kam faj,
ish natë pa hënë atëherë kur ne u ndamë,
dhe u harruam se koha s’të fal.
Unë ika larg të mos kthehem kurrë,
gjithcka të harroj, të t’harroj edhe ty,
tani më lutesh, ke një pendim në shpirt,
t’a kthejmë të shkuarën, oh sa çudi,
e jotja unë të jem përsëri.
Jo nuk të dua,
është tepër vonë tani, tepër vonë,
jemi të huaj, i dashur…vonë, zemra u ftoh,
zemra u ftoh.
Unë e pranoj një puthje këtë natë,
por gjithë magjinë që ma fale ti,
kohën s’e kthejmë dot pas, të dy ne e dimë,
kujtimi mbetet vec si një stoli.
Jo nuk të dua,
është tepër vonë tani, tepër vonë,
jemi të huaj, i dashur…vonë, zemra u ftoh.
Zjarri u shua,
në shpirtin tim, thellë përgjithmonë,
të ndjej të huaj,
është tepër vonë, zemra u ftoh.
Zemra u ftoh,
zemra u ftoh.
Ooooooooh…
Jo nuk të dua,
është tepër vonë tani, tepër vonë,
jemi të huaj, i dashur…vonë, zemra u ftoh.
Zjarri u shua,
në shpirtin tim, thellë përgjithmonë,
të ndjej të huaj,
është tepër vonë, zemra u ftoh.
Zemra u ftoh.
Jemi të huaj,
i dashur vonë, zemra u ftoh.
Zjarri u shua,
në shpirtin tim thellë përgjithmonë.
Të ndjej të huaj,
i dashur vonë, zemra u ftoh.
eshte nje kenge e mrekullueshme faleminderit qe e keni krijuar e mrekullueshme