Linda Halimi - Ëndërroja
Kam jetuar aq shumë jetë
Por e vjetër s’jam
Patjetër zgjidhje sonte
Lamtumirë m’duhet t’i them
Një jetë që gjithmonë e ëndërrova ta kem
Se gjërat s’qenkan ashtu siç duam t’i shohim ne
Do të doja t’mos jetoja në këtë realitet
Sa më shumë luftova, çdo herë u dëshpërova
Iku ai që unë e desha me t’vërtetë
Ref. (2x)
Ëndërroja t’jem me ty
Dhe të ndërtoj një ardhmëri
Fluturoja si një flutur
Por krahët m’i theve ti
S’kam më forcë as të them
Kthehu përsëri
Edhe një herë ty të kërkoj
Lotët të m’i fshish
Të më thuash se do jem më mirë
Tempullin tonë të dashurisë
E rrenove ti
Dhe parajsën ma shëndërrove
n’ferr të zi
Ref. (3x)
Ëndërroja t’jem me ty
Dhe të ndërtoj një ardhmëri
Fluturoja si një flutur
Por krahët m’i theve ti
S’kam më forcë as të them
Kthehu përsëri