Mali G - Me lot n’sy


Qes tymin e cigares prej goje, hala mrena ksaj loje
Ulu bashkë me mu moj shqipe, jetën pak analizoje
Jeta qenka vështirë, thojnë jeta s’paska mëshirë
Vdekja s’paska mëshirë, po na merr moshën me t’mirë
Ndahet djali prej nanës pa i thanë lamtumirë
Ndahet gjaku prej gjakut edhe pse s’ka dëshirë
Jam hala me sy drejt qiellit si i fundit i shoqnis
Shokët prapë i gjeta por s’janë shokët e fëmijrisë
Ku është Dritani sot, ku është Afrimi
U tretën n’dhe, e lanë mrapa gjithë hidhnimin
Thonë se njeriu kur lind e nis vrapin drejt vdekjes
Se di pse vrapun shpejt, shokt s’ja nijn shijën jetës
S’ja nit përkdheljen e nanës, babës nuk i nejtët n’krah
U veshët dhondër pa nuse, e lat motren pa vlla
Mali G deri n’vdekje s’ju harron
Megjithëse s’desha t’ndodhte po keshtu jeta, kshtu kërkon

Ref. 2x
Ditët ecen si kurora, do t’vi koha do t’bashkona
S’do t’na ndajnë as ort e vona, sikur kohët tona
Me lot n’sy ju ka prit nona, Aerobi po thotë gjithë zona
Me një forcë zemër luana e pres ditën që t’takona

Të dy me t’njejtën ditë e bon nonën me derdh lot
Unë dënim prej ligjit, ndërsa ti prej t’madhit Zot
I mbyllm n’errësirë e bona zemrën gur
Unë ika për nji vit, kurse ti s’u ktheve kurrë
U ktheva n’jetë, çdo gjë kish met sikur e lash
Çdo gjë e pash veç sytë e tuja nuk i pash
Se baba mas 8 vitesh nuk mun rrinte mo pa ty
T’mori afër vetës e na la me lot n’sy
Zemra po m’plas, i lyp Zotit llogari
Po sun e gjej fajtorin, askush nuk man përgjegjsi
Ligjet e jetës shok s’mund ti ndryshosh
Gjithkush lindë vdes, nuk mund ta ndalosh
Kam m’rena n’zemër e vetmja gjo që mund të t’boj
Është mos t’harroj, sikur vlla gjithmonë t’kujtoj
Do jem gjithmonë me ty, gjithmonë do jesh me mu
Deri n’pikën e funit kur fryma t’më jetë maru

Ref. 2x
Ditët ecen si kurora, do t’vi koha do t’bashkona
S’do t’na ndajnë as ort e vona, sikur kohët tona
Me lot n’sy ju ka prit nona, Aerobi po thotë gjithë zona
Me një forcë zemër luana e pres ditën që t’takona

Kjo kong i detikohet dy shokve të mi të fëmiris
Afrim Tota, Dritan Cena rest in peace
N’zemër ju kena gjithmonë

Komentet

8 komente tek teksti i këngës: “Me lot n’sy”
  1. ada pada says:

    shume eprekshme

  2. shqipe says:

    shummm e prekshmeee

  3. Tincheee says:

    :S………Hmmmmm====> TeeePëëë e mirëëë Breee O ZOOooTTt :’(:’(:’(:’(:S:S:S

  4. Ols Gbc says:

    E papame

  5. loNNy oTr says:

    shume e bukur

  6. stresi says:

    i dasht zoti ku do qe ndodhen afrimin dhe dritanin

  7. emma says:

    bravo mali-g otr jeni the best otr ju dua shum the super stars jeni otr

  8. emma says:

    otr deri ne vdekje ju premtoj

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker