Nora Istrefi - Fundi vjen
( Feat. Marigona)
Marigona:
Nëse mendon që kjo tani është rrugë e drejtë
Të qoftë e mbarë
Nëse e ndjen që s’ka më shpresë dhe forca të ka lënë
S’është hera e parë
Nora:
Çdo sekond të jetës ty ta dhash
Çdo gjë tjetër anash për ty lash
Asgjë nuk ndryshoi, ti mbete i njejtë
Kurrë ndaj meje nuk ishe i drejtë
Ref.
Tash fundi vjen
Papritur na rrëmben
Dhe s’ka më shpresë
Për të pritur bashkë një mëngjes
Kur s’e pret
Përmbysen kaq shumë vjet
Më trego, pse ndodh kjo?
Nora:
Ndoshta kështu më mirë do të jetë për të dy
Vetjake s’jam
Dhembja dhe lotët që për ty i derdha ende s’prajnë
Por brenda i kam
Marigona:
Ndoshta të kam lodhur me t’vërtetë
Por as unë nuk e kam pasur lehtë
S’e kam pritur që kështu mbaron
Pa u realizuar ëndërra jonë
Nora:
Çka të bëj tani, asgjë s’mbetet e njejtë
Marigona:
As vet s’e di, pse çdo gjë ndodhi shpejt
Nora:
As unë s’e kuptoj pse s’na eci mbarë
Marigona:
Si ta pranoj që tash jemi të ndarë
Ref. 3x
Tash fundi vjen
Papritur na rrëmben
Dhe s’ka më shpresë
Për të pritur bashkë një mëngjes
Kur s’e pret
Përmbysen kaq shumë vjet
Më trego, pse ndodh kjo?