Nrg Band - Shehide



(Dhe Beka)

(Hej oj Shehide o kaj me lot e
A man n’men kur o lujshim me top e
O a man n’men o kur lujshim me top e
O gjujshim shtagën o n’kallamoq e…)

Besniku:
Oj Shehide moj kaj me lot
A man n’men kur lujshim me top
Me top t’kuq, me top t’llastikut
Nëpër arat e mixha Sadikut
Xha Sadiku po bërtet
Iku Shehidja dhe u mshef
Lyp Shehide moj ku o hup

Beka:
Kur ajo ish hyp mi dru

Të gjithë:
Oj shehide kaj me lot
A man n’men kur lujshim me top
Me top t’kuq, me top t’llastikut
Nëpër arat e mixha Sadikut

Beka:
Oj Shehide moj t’ka thanë nana
Se çdo ditë po shkon te sona
Ku po shkon? po bërtet
Tan katuni e ka marr vesh
Sonte Leci ty t’ka qu fjalë
Nesër prama me to me dal
E me ble sakuza e bonbona

Besniku:
E apet me shku te sona

Të gjithë:
Oj Shehide a t’kanë lanë met
A man n’men kur i rujshim dhet
A man n’men kur lujshim me lloq
Gjujshim shtagën n’kallamoq

Beka:
(Hej Besnik ndrro pak hajt)

Besniku: (2x)
Oj Shehide kaj me lot e
A man n’men Shehide kur lujshim me top e

Beka:
Shehidja e Leci hypshin kodrës përpjetë
Nuk e dishin se sa mirë o për shnetë
Unë ia kom nis me dyshu
Se atmosfera kish ndryshu
Shehidja Lecit mo s’po i flet
E për Lecin u bo kiamet
Sepse Leci u tranu
Për Shehiden tuj menu

Besniku:
Hypi Leci shkallëve përpjetë
Ni çikë tjetër për me gjetë
Dërrasa shkallës iu thy
E i ra Shehides për mi kry
Pse mre ti mu për mi kry
A po don ti veq mu fry
A s’pe sheh që unë po du
E me ty po du mu martu

Beka:
Qishtu ke kjo far mesele për Lecin e shkretë
U martun këta të dytë, bonën fmi nja 7 a 8
Frajeri u martu e shumë i pelqej shneta
Ky dilke n’sheher e n’shpi punojke kjo e shkreta

Të gjithë:
Oj shehide kaj me lot
A man n’men kur lujshim me top
Me top t’kuq, me top t’llastikut
Nëpër arat e mixha Sadikut
Oj Shehide a t’kanë lanë met
A man n’men kur i rujshim dhet
A man n’men kur lujshim me lloq
Gjujshim shtagën n’kallamoq

Besniku: (2x)
O moj Shehide kaj me lot e
A man n’men Shehide kur lujshim me top e

Të gjithë: (2x)
Oj Shehide kaj me lot e
A man n’men Shehide kur lujshim me top e

Komentet

4 komente tek teksti i këngës: “Shehide”
  1. arianit says:

    mendimi im për këtë këngë është kanga ma palidhje n’bote
    e sa per nrg band-in eshte uek
    ****

  2. 3nga says:

    keng shum shum e mir

  3. elsa otr says:

    kush poflrt per nrg band ti qi mezi ti jep nana lekt me shku ne internet

  4. elsa otr says:

    kur asht kanga ma pa lidhje ne bote pse e komentan

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.