Odeta - Jabanxhiu


(2x)
S’jam pijanec, as kumarxhi
Mas grave jo nuk shkoj
Prap nuk më del kur llogaris
Jetën s’di si ta kaloj

(2x)
Jabanxhi në shtëpinë time jam
Dhe me pasuri fëmijët kam
Mos m’i shiko sytë se shumë kam qarë
Por shikoma shpirtin qelibar

(2x)
Ti pasanik mos më përçmo
Dhe pse jam fukara
Ti gjakun tim, ti ndershmërinë
S’mund ta blesh dot me para

(2x)
Me punë, famë t’madhe, me kostum
S’të vjen era vjeshtë vetëm parfum
Se je n’pasuri s’duhet t’harrosh
Në dy metra vend dhe ti do shkosh

Jabanxhi në shtëpinë time jam
Dhe me pasuri fëmijët kam
Mos m’i shiko sytë se shumë kam qarë
Por shikoma shpirtin qelibar

Me punë, famë t’madhe, me kostum
S’të vjen era vjeshtë vetëm parfum
Se je n’pasuri s’duhet t’harrosh
Në dy metra vend dhe ti do shkosh

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker