Pirro Çako - Diferenca je ti
(Dhe Elsa Lila)
Pirro:
Ajri ka filluar prapë
Të më mungojë në dhomën time
Një ndjesi e re shtrëngon në krahëror
Por unë s’kam ndërmend të vuaj
Të premtoj e shtrenjta ime
Dhe pse e pranoj çdo ditë për ty mendoj
Elsa:
Si guxove pa më njojt
Të më puthje atë natë
Unë kam patur frikë gjithmonë dhe nga shakatë
Ky veprim aq diabolik
Si sheqer u fut në gjak
Dhe qelizat m’i helmoi pak nga pak
Ref.
Dashuritë e mëdha duke qeshur fillojnë
Si edhe vet komeditë
Pastaj qajnë pa pushim deri sa vdesin në fund
Si të gjithë tragjeditë
Pirro:
A do mundem të dal
Të shpëtoj unë i gjallë
Nga kjo dreq histori
Elsa:
Kur e di fare mirë ti je vjeshta e artë
Pirro:
Kur e di fare mirë ti je dimri me shi
Pirro & Elsa:
Kur e di diferenca për mua je ti
Pirro:
Unë për ty jam thjesht momenti
Nuk jam zot, jam njëri
Përjetësinë nuk e pranoj dot pa kufi
Por nuk vuaj nga manitë
Më mjafton një buzëqeshje
Dhe pse të përgjoj çdo ditë, çdo natë në heshtje
Elsa:
Nuk më vjen asnjë mesazh
Kam filluar të verbohem
Qe kur s’ta dëgjoj mq zërin, po trishtohem
Nuk të lut askush te rrish
Nuk të ngut njëri të shkosh
Veq jepi vetes më shumë kohë të më kuptosh
Ref.
Dashuritë e mëdha duke qeshur fillojnë
Si edhe vet komeditë
Pastaj qajnë pa pushim deri sa vdesin në fund
Si të gjithë tragjeditë
Pirro:
A do mundem të dal
Të shpëtoj unë i gjallë
Nga kjo dreq histori
Elsa:
Kur e di fare mirë ti je vjeshta e artë
Pirro:
Kur e di fare mirë ti je dimri me shi
Pirro & Elsa:
Kur e di diferenca për mua je ti
Elsa:
Dashuritë pak a shumë janë të gjitha njësoj
Diferenca je ti
Pirro:
Parandjenja më thotë mos të pres sa të vdes
Ta provoj ktë ndjesi
Pirro & Elsa:
Vetëm se kam shumë frikë të shpëtoj unë i gjallë
Nga kjo dreq histori
Kur e di ti je gjaku që rrjedh
Brenda në trupin tim
Ref.
Dashuritë e mëdha duke qeshur fillojnë
Si edhe vet komeditë
Pastaj qajnë pa pushim deri sa vdesin në fund
Si të gjithë tragjeditë
Pirro:
A do mundem të dal
Të shpëtoj unë i gjallë
Nga kjo dreq histori
Elsa:
Kur e di fare mirë ti je vjeshta e artë
Pirro:
Kur e di fare mirë ti je dimri me shi
Pirro & Elsa:
Kur e di diferenca për mua je ti
Kur e di fare mirë diferenca je ti
Je vetëm ti
Je vetëm ti
interpretim i bukur i nje teksti te shkelqyeshem…