Pirro Çako - Ylli im
Koha ikën shpejt, sa shpejt, e s’kthehet më,
ëndrrat tona mbeten pas përgjithmonë.
Si një yll lart në qiell unë ty të pres,
kur nata gjithësinë mbulon…!
Si një ëndërr e pafund është dashuria!…
Ref.
Në errësirën pa mbarim,
ku të të gjej, o ylli im!
Përtej kufijsh në largësi,
ku syri s’mbërrin?!…
Sa herë unë dritën humb në netë,
kërkoj në terr, por dot s’të gjej…
Të lus mos humb, një rreze ço,
o ylli im!…
Qielli erret krejt nga retë, kur ty s’të shoh,
ankthi më pushton në shpirt, më mundon…!
Unë jam yll që ndriçoj vetëm për ty,
kur nata gjithësinë mbulon…
Si një ëndërr e pafund është dashuria…!
Përtej kësaj jete do të mbërrijë,
ky malli im, kjo nostalgji…
Me vite drite, lë pas një yll dhe po u fik…!
Se koha, vitet që jetojmë,
janë veç një çast për dashurinë…
Të lus mos humb, një rreze ço,
o ylli im!