Produkt 28 - Si herën e parë


Eshte nje histori e thjeshte
e thjeshte sa vete jeta
e duan nje genjeshter
i tradhtoi e verteta
U njohen rastesisht
binte shi ishte vjeshte
ne nji nga ato nete
ku dhe hena eshte e trishte
aty ngrin gjithçka
dhe hapat e merzitshem

Tradhetite e ketij qyteti
s’ishin me te fuqishem
i perkisnin atyre rrugicave kafeneve
dritaret qe pergjonin
asgje tjeter nuk kerkonin
kishin njeri tjetrin
ushqeheshin ngadale
ajo me frymen e tij
ai me frymen e saj
u rriten qe te dy
ne frike e pasion
dashuria si mburoje
te jetonin ishte loje
ajo ishte poezi
qe nuk lodhej se lexuari
e prekte e ndjente
ne çdo rresht veten gjente
ai ishte hero mbronte endrrat e saj
te dehur peshperisnin
askush nuk do te na ndaje

Ref.
Si heren e pare hutuar pa fjale
kjo rrugice per ne kish mall
Si heren e pare dhe bota u ndal
sa kujtime zgjohen prape
copza e ksaj jete qe lame pas
vitet iken iken larg dezha vu
por sot te kam prane
do te dua si heren e pare

Koha zhdukej me diten,
nata vshihte pasionin
nuk e zgjodhen kete fat,
por donin ta mbronin
ata ishin nje shpirt,
ne parajse i krijuar
i ndare ne dy copeza,
ne toke per te jetuar
dashuria ishte mrekullia,
te denuar ta shijonin
ore te gjata qe kalonin,
njeri tjetrin adhuronin
neper endrra udhetonin,
jepeshin me shume
me sy te pergjumur,
kerkoheshin pa fund
si sonambul premtonin perjetesi
puthjet ishin te shenjta,
dhe si prekte dot njeri
perveç kohes qe i ndiqte,
koha i vret dashurine
te pakten keshtu thuhej,
deri sa erdhi nje dite
si heren e pare
u zgjuan kujtimet
kristal u thyen syte,
u rikthyen premtimet
do te duhemi gjithmone,
une e ti perjetesi
si heren e pare
do mbetesh mrekulli

Ref.
Si heren e pare hutuar pa fjale
kjo rrugice per ne kish mall
Si heren e pare dhe bota u ndal
sa kujtime zgjohen prape
copza jete qe lame pas
vitet iken iken larg dezha vu
por sot te kam prane
do te dua si heren e pare

(si heren e pare)
Ti pyete nese koha do ndaloje
(si heren e pare)
te premtova ne çdo dhimbje une aty do jem
neser do te jete shume vone te lutem po
por ti neser shko
dite te tjera do te vin pas
por kujtimet do mbeten gjithmone ketu

Ref. 2x
Si heren e pare hutuar pa fjale
kjo rrugice per ne kish mall
Si heren e pare dhe bota u ndal
sa kujtime zgjohen prape
copez e ksaj jete qe lame pas
vitet iken iken larg dezha vu
por sot te kam prane
do te dua si heren e pare

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker