Produkt 28 - Tridhjetë sekonda


Ishte ftohte ato sekonda tmerri
Nen ate qiell qe rrinte spektator
Ishte frike ato sekonda drame
Vetem shpirti pa jete i mbeti ne dore

Ishte ftohte ato sekonda lodhje
Vetem klithma kishte ate nate
Ishte frike ato sekonda dhimbje
Sepse dhimbja do te zgjaste gjate…
Ajo se njihte kete jete
Ajo kurre nuk kishte qare
Ata po merrnin fryme ngadale
Buzeqeshur e vrisnin pa fjale
Sa gjate
Brenda saj po lindte vetem erresire
Brenda saj do te mbetej vetem vetmi

Ref.
Tridhjete sekonda frike
Tridhjete sekonda ja rrembyen nje dite
E lane pa shpirt
Ndoshta nje shprese do te kete
Por jo kurre s’do ti harroj
Ato tridhjete sekonda perjete…

Ato ishin dishepujt
E nje zoti qe se njihte
Besimtar te nje feje
Qe ngadale po e vriste
Ishte nje tempull i virgjer
Qe u shkel nga barbaret
Dhunshem perhumben
E dogjen, nuk u luten
Ishin pa fytyre
Vetem muskuj te tendosur
Ia ndoten cdo qelize
Vazhdonin te vendosur
Ajo pa qiellin te fundit here
Mbylli syte ne vetmi
U dorezua mbrenda vetes
pastaj ra ne qetesi

Ref.
Tridhjete sekonda frike
Tridhjete sekonda ja rrembyen nje dite
E lane pa shpirt
Ndoshta nje shprese do te kete
Por jo kurre s’do ti harroj
Ato tridhjete sekonda perjete…

Bota u shkelmosh ne ato tridhjete sekonda
ate qytet egrat flak peshperisnin edhe fat
qe mbi trupin defrimin
e dogjen nuk e ndjenin
ata qeshnin nuk e shihnin
sa rrenkonin nuk e dinin
se si strukej ai shpirt
perpelitej ngadal
derrmuar nje mengjes
edhe Zoti tha me fal
se atje lart ka nje Zot
kalimtar i mire ne Toke
Nje dite do kete gjykime
nuk i shpetojme dot

Ti jeto dhe harro
ato tridhjete sekonda
merr ti jete gjej ti force
t’ja fillosh nga e para
ndaj ti jeto dhe harro
ato tridhjete sekonda
merr ti shprese gjej guxim
t’ja fillosh nga e para

Ref. 2x
Tridhjete sekonda frike
Tridhjete sekonda ja rrembyen nje dite
E lane pa shpirt
Ndoshta nje shprese do te kete
Por jo kurre s’do ti harroj
Ato tridhjete sekonda perjete…

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker