Ron Rexhi - Zoti është i madh


(Bab, o bab, babi
Oj mam ku është babi)

Ref. 2x
Zoti është i madh, vet ka me t’thirr
Hala po m’mundon po bile mami është e lirë
E kalum këtë krizë se jeta është e fshtirë
Qysh bre bab kurrë në jetë s’ma bane asni t’mirë

Po ta thom kit sen edhe pse po m’dhem
S’kom çka me bo, ty Zoti ta kthen
Edhe mami kur t’përmen qysh na majshe me ni dhomë
Me ni shtrat na vike ngushtë e mami flejke n’tokë
As nuk kishim bukë me hanger, ty nuk ta ka ni
Lypke mami: ami paret se po m’vyn për fmi
Thojsha: bab pasha Zotin unë shumë të du
E tani çka ndodhi krejt ja nise me ndryshu
Krejt t’thojshin: mo se s’bon, ja prishe jetën fmive
A t’kujtohet atëherë që na qite prej shpije
Thojsha: bab t’lutem, ti bërtitshe: jashtë
Prej atëherit e kom dit që familja nuk bohet bashkë
Nuk jom i pari fmi që u rrit pa babë
Nuk jom tu t’sha, ti vetvetën e ke pa
E din ça ke bo, shpirtin ma ke vra
Ni sen po ta thom kurrë mo sytë s’du me ti pa

Ref. 2x
Zoti është i madh, vet ka me t’thirr
Hala po m’mundon po bile mami është e lirë
E kalum këtë krizë se jeta është e fshtirë
Qysh bre bab kurrë në jetë s’ma bane asni t’mirë

Ti mu nuk um njef, kurrë mu sun um rren
Se unë e kom vetbesimin e babgjyshit tem
Gjithë lutna për familjen e ata që kanë vdek
Kurrë s’do t’i harroj, gjithë në zemër kanë me met
Kallxoma ni sen, vorrin e motrës nuk e ndreqe
Shumë herë bone pare, po vorrin nuk e preke
A je ti normal, a ke lind pa zemër
Jo po ti harxhiti krejt paret ajo femën
S’po përmeni emën, e dini ju kush jeni
Bravo ju koft për rrespiat që i keni
Banesa shumë ke bo, asnjo s’ma ke dhanë
I shkrujte n’emër t’babës tand që mos me m’ra n’dorë
Jo be mos t’ha palla, hiq ty mos ta nin
Se ke hi n’gjynah që um ke lanë si fmi
Unë e di t’vërtetën, ti rreje krejt Gilanin
E ke pas qat plan po unë ta prisha planin

Ref. 2x
Zoti është i madh, vet ka me t’thirr
Hala po m’mundon po bile mami është e lirë
E kalum këtë krizë se jeta është e fshtirë
Qysh bre bab kurrë në jetë s’ma bane asni t’mirë

Ani s’ka problem, mami po ka punë
Ja ka pru Zoti ni ëngjull e u dashuru
Unë e thirri bab edhe pse sum ka maru
N’zemër e kqyr mami, lumturi na ka pru
Ty kërkush nuk të don, ky sen është e vërtetë
Çka po t’vyn parja kur krejt vet ke met
Edhe ça ke bo kurrë s’ta fali n’jetë
Se rrenc ti ke lind edhe rrenc ki me dek
N’telefon më vetshe pse s’po m’thirr bab
Baba s’e shan djalin e nuk e thirr rrugaq
Krejt e morrën vesh se fjaltë e tua janë kanë rrena
Se baj mo këtë gajle, e qita krejt çka pata mrena
Për ty jom tu këndu se shumë herë ta kom fal
Kurrë mo s’du me t’pa, kurrë te dera s’kom me t’ardhë
E din ti mirë qysh um ke qit n’rrugë
Kur ta ngojsh këtë sen krejt ki me kup

Ref. 2x
Zoti është i madh, vet ka me t’thirr
Hala po m’mundon po bile mami është e lirë
E kalum këtë krizë se jeta është e fshtirë
Qysh bre bab kurrë në jetë s’ma bane asni t’mirë

Komentet

Një koment tek teksti i këngës: “Zoti është i madh”
  1. arneta says:

    Kang shum e qartt!!!!:D:D;
    E du Qet Kangg

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker