Rovena Dilo - Për një çast më ndali zemra


(Bashke me Pirro Çako)

Për një çast më ndali zemra, s’ishe ti,
Shpirtin sonte ma trazove përsëri
Më kujtohet sa shumë prisja
Që të ndjeja erën tënde
Kthehu dhe një herë të të shihja

Ëndrra gjumin ma këputi e më zgjoi
Mbi në mbres të ndjeva frymën, ku je ti
Puthjet ende janë të nxehta
S’na i ftoh dot largësia
Eja mos u fshih vetëm në ëndrra

Unë dhe ti
Lusim natën që edhe pak të zgjaste
Të mos kish agim
Edhe dielli fare të mos lindte
Vetëm unë dhe ti
Lusim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim
Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Dashuria nis me ty ,me ty mbaron
Je kuptimi që merr dita sa fillon
Puthjet ende janë të nxehta
S’na i ftoh dot largësia
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker