Shkurte Fejza - Feston Kosova


Të pritëm, të pritëm, me kangë e me valle,
Ti ishe për neve, andrra më e madhe,
Ti s’gjindesh, kurrë s’kerkohesh, ti s’falesh, por fitohesh,
Shumë bij për ty ranë, shumë nana për ty kjanë.

Festë, festë, ka Kosova, sot janë gezu nanat,
Sot në DARDANI, po bien tupanat,
Festë, festë, ka Kosova, sot janë gezu nanat,
Sot për Pavarësi, po bien tupanat.

Të pritëm, të pritëm, me dhëmje në zemër,
Ti për neve ishe, ma i shtrenjti emër,
Ti s’gjindesh, kurrë s’kerkohesh, ti s’falesh, por fitohesh,
Shumë bij për ty ranë, shumë nana për ty kjanë.

Festë, festë, ka Kosova, sot janë gezu nanat,
Sot në DARDANI, po bien tupanat,
Festë, festë, ka Kosova, sot janë gezu nanat,
Sot për Pavarësi, po bien tupanat.

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker