Shkurte Fejza - Guri i Pavarësisë


Tu i shkru zhguret e Ilirisë
Nëpër gjurmët e Dardanisë
Do ta ndez zjarrin Kosova
Dritë për ty Ibrahim Rugova

Dritë për ty e dritë për ne
Kemë një diell e një atdhe
Ku na pret nana te sofra
Ku na lidh kanga te votra
Te votra

Ref. 2x
O gur urtie në gjithë mal Kosova
O gur lirie Ibrahim Rugova
O fjala jote është rreze drite
O vepra jote gur i Republikës

Nëpër botë kudo që shkove
Le kujtim do gurë Kosove
Ata gurë me peshë të arit
Ku janë portat, portat e shqiptarit

Kur Kosova çon flamur
Emrin tënd e murr një gur
Gur themel i pavarësisë
Në këto brigjet e Dardanisë
Dardanisë

Ref. 2x
O gur urtie në gjithë mal Kosova
O gur lirie Ibrahim Rugova
O fjala jote është rreze drite
O vepra jote gur i Republikës

O gur urtie

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker