Shkurte Fejza - Kthimi i Skenderbeut


Pesë-qind vjet priti
Kosova e ngratë
t’i kthehej heroi
nga udha e gjatë

Fjalën peng pat lënë
dhe besën e burrit
“në Kosovë do t’kthehem
ditën e flamurit”

Ky Nëntor lirie
e stolis atdheun
në shesh të Prishtinës
e sjell Skënderbeun

Me shpatën në dore
e sjell me fitore
heroin e kombit
në tokën Arbënore

Hej Kosovë
fron i Zotit
përkrenarja e Kastriotit
je kunorë e lavdisë
zemra e Shqiptarisë

Kuq e Zi Kosova
vjen në këtë Nëntor
nga Kruja i erdhi
sikur një shënjtor

Burri i Shqipnisë
vet ejlli i Zotit
mbreti i kësaj toke
zogu i Kastriotit

Heroi i kombit
trimi Skënderbe
ditën e flamurit
vjen prapë në atdhe

Toka e Kosovës
mbjellë me përmendore
ja jep bekimin
e nanës Arbënore

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker