Shyhrete Behluli - Letër nga parajsa


A nuk kishte bota
Vend edhe për mua
Apo zemra jote
Nanë s’kishte mëshirë

Më than se parajsa
Është në këmbët tua
T’më përkdhelje ti
Pata shumë dëshirë
Pendohu, pendohu

E atë botë të cilën
Ti e do aq shumë
A se meritova
Ta shoh edhe unë

Veç t’kishe menduar
Nga unë si je ndar
Pak do t’kishe qeshur
Shumë do t’kishe qar
Pendohu, pendohu

Ref. 2x
Se njërzit gabojn
Me atë botë mashtrohen
Por më t’mirët jan
Ata që pendohen

Edhe pse kam dashur
Lule për t’dhuruar
Nuk më dhimbset jeta
Që se kam jetuar

Se bota të cilën
Ju e doni shumë
S’është më e mirë se bota
Ku po jetoj unë
Pendohu, pendohu

Vall a kaq të vogël
Ka zemrën nji nanë
Dashurin ndaj fmis
Mbrenda që se mban

Asniherë për mua
S’t'rodhi pika e lotit
Asniherë s’mendove
Se del para Zotit
Pendohu, pendohu

Ref. 2x
Se njërzit gabojn
Me atë botë mashtrohen
Por më t’mirët jan
Ata që pendohen

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker