Violetë Kukaj - O Allah


O Allah

O Allah i Plotfuqishëm,
Na ndihmo ne në këtë botë
Vështirësitë t’i tejkalojmë,
Zbrit mëshirë o i Madhi Zot!

Emri Yt i lavdëruar,
Drita jote përjetësi
O Allah i Madhëruar,
Zbrit mëshirë mbi këtë njerëzi.

O Allah i Gjithëmëshirshëm,
Na udhëzo në mirësi
Hapi shtigjet e lumturisë,
Mos na le në errësirë.

Lutjet tona t’i drejtojmë,
Mëshira Jote shpresë për ne
Vetëm Ty t’falënderojmë,
që na nxore mbi këtë dhe.

O Allah, o mëshirëplotë,
Vetëm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerëz të mirë,
me dëshmorë e pejgamberë.

O Allah, O Zoti ynë,
N’rrugën Tënde na udhëzo
Falnaj ne gjynahet tona,
N’Ahiret, Ti na shpëto.

O Krijues i kësaj gjithësie,
toka e qielli të madhërojnë
Na e mundëso që n’botën tjetër,
Nurin Tënd ne ta shikojmë.

Komentet

2 komente tek teksti i këngës: “O Allah”
  1. linda says:

    shum e mir violeta kenga shpresojm se do te vazhdon me ilahi por pa muzik pa ritma

  2. elza says:

    shum e mirë kjo kenge e violetë kukes weq le te vazhdon keshtu te kendoj ilahi

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker