Vjollca Luka - Flutura


Kur e takoj në qytet
Kalon as s’më përshëndet
Edhe ashtu gjithmonë më ke mohuar
Sikur asnjëherë në jetë nuk jemi dashuruar

Kur e takoj në qytet
Me tjetren ai e unë vet
Zemra më ndal, më pikon loti
E sa shumë unë të kam dasht e di veç Zoti

Ref.
Ti me le pa pikën e fajit
Nuk ta bëj hallall
Në vetmi tash pse venitem oh oh
Ti m’i fale netët e vajit
Pa gjum e me mall
Tashti për tokë po përpërlitem
Sikur flutura krahëkëputura

Në këtë qytet ku jetojmë
Dy stinë të ndryshme mbretërojnë
Për ty pranverë ashtu si e deshe
E nga mua erë e ftohtë, erë vjeshte

Në këtë qytet ku jetojmë
Një dashuri le ta kujtojmë
Ai jeton me tjetrën i lumtur
E unë mbeta në atë vend fluturë krahëkëputur

Ref. 2x
Ti me le pa pikën e fajit
Nuk ta bëj hallall
Në vetmi tash pse venitem oh oh
Ti m’i fale netët e vajit
Pa gjum e me mall
Tashti për tokë po përpërlitem
Sikur flutura krahëkëputura

Komentet

2 komente tek teksti i këngës: “Flutura”
  1. RUDI says:

    FLUTURA E BARDHË

    Fluturimi juaj larg tek lulet
    Të bënë të gëzuar ne mes lëndimit
    Të bënë te vuash në mes të gëzimit
    Të bënë të duash ne mes dëshpërimit

    Flutur e bardhë dukesh e kuqe
    Krahët e saj ishin përgjakur
    Dhembjet e mija e pushtonin
    Fluturimin fluturës ja ndalonin

    I lutem Zotit te isha lule
    Qe flutura e bardhë te me marr erë
    Me buzët e saj të puth nektarin
    Flutur e bardhë me dukesh e verdh

    Flutur – flutur e bardhë
    Tani merrni hov shtegtar
    Me bëheni princeshë Ilire
    E mua si princ nuk me zgjedh

    E jepni urdhrin të me burgosini
    Te jem i mbyllur ne qeli
    Veç se të dua dhe të ndjej ty
    Mos flutur mos shkel mbi dashuri

  2. RUDI says:

    Nëse ju pëlqen poezia ime e fundit , me shkruni në këtë add time ,komentet tuja …

    POETI : RUZHDI BERISHA – RUDI

Komento

Mendimi juaj për këtë këngë dhe tekstin e saj.

eXTReMe Tracker