West Side Family - Tirona
Tirona është pikënisja ku fillon mundësia
Aty ku kam të ardhmen, kam ëndrrat e mia
Aty ku ngjitur janë xhamia edhe kisha
Ku ndahet dhe pajtohet Nano dhe Berisha
Aty ku ty të jepet nje tjetër mundësi
Kam shokë, kam lagje, kam rrugë, kam shpi
Tirona çfarë është? Më i madhi paradoks
Ku robi ble te Gabi me Rolex në dorë
Ku sllonet, sydelfinat në baltë bëjnë paradë
Krahas kjoskave t’rrënume është një super pallat
Aty ku lana qelbet, dyqanet parfum shesin
Ku ndjejmë kënaqësinë, presionin edhe stresin
Ku ka intelektualë, por ka edhe katunarë
Ku lypsat e të papunët flasin me celular
Mundësi me 1000 rrugë është për në Tirona
Ku bashkë me zhgënjimet realizohen ëndrrat tona
Ku të gjithë ne themi: Tirona zemra jonë
Ti për ne, ti për ne je gjithmonë kampion
Kur të hyni n’kombinat, jeni n’qytetin tonë
Nje tabelë shyqyr thotë: Mirë se erdhët në Tironë!
Ref.
Tirona në zemrat tona
Me jetë e me sllona
E çmendur, sido te jesh
Ti je e jona
Tirona ke ëndrrat tona
Jeton ortë e vona
E dehur, sido të jesh
Ti je e jona
Kjo është Tirona jonë, Tirona e kontradiktës
E luftës, e paqes, e errësirës dhe e dritës
Mashtrimit të vërtetës, shpifjes, interesit,
E qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit
Aty ku kryetari bërtet me megafon
Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë
Ku njerëzia bën plazh aty ku thahet liqeni
Ku provinciali thotë: Jom prej Ali Demi
Aty ku truk përdorin jo vetëm gratë por dhe pallatet
Ku mjaft thotë rinia: Po boll mo se na plasët!
Kafe muhabet si turqit e lashtë
Nën kumbllat e kuqe moda bën sfilatë
Se s’ka vetëm afsh, por ka edhe ash
Qarkullim parash, emancipim grash
Shopping ke Rruga e Durrsit, o burra nga Blloku
Aty ku gjuhët për seks, thithet edhe smogu
Ku qent dhe kazanet rreth ministrive i gjen
Aty ku ka Mbret, ka dhe President
Të gjitha do t’i gjeni në qytetin tonë
Ku një tabelë e shtremët thotë: Mirë se erdhët në Tironë
Ref. 2x
Tirona në zemrat tona
Me jetë e me sllona
E çmendur, sido te jesh
Ti je e jona
Tirona ke ëndrrat tona
Jeton ortë e vona
E dehur, sido të jesh
Ti je e jona
me pelq
hahahaha
o si mi si vje turp ta qeshin tironen
ooooooooooooo po emir
kenga me e bukur qe ka bere edi rama dhe wsf